DYLON

Komuna e Vitisë shënon 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve

Komuna e Vitisë shënon 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, nga Kuvendi Komunal i kësaj komune është mbajtur sot një seancë solemne për nder të kësaj dite. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Gjatë seancës solemne, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, foli për sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës për lirinë e vendit. Një fjalë rasti mbajti edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, si dhe Xhevgjet Ademi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Viti.

EkoHigjiena

Përndryshe, aktivitetet e kësaj komune për nder të kësaj dite kanë filluar nga dita e djeshme, ku është shënuar Dita e Shkollës “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe është mbajtur ora letrare “Pranvera Poetike në Viti – Hoxha i bunkerëve”.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, në kuadër të agjendës së paraparë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Viti, është paraparë të shënohet Dita e Shkollës “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, promovimi i librit “Yjet e jetës” të autorit Murtez Mustafa, si dhe aktivitete sportive.

Aktivitetet për nder të kësaj dite do të vazhdojnë edhe nesër me finalen e turnirit memorial “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, si dhe me shënimin e Ditës së Shkollës “Safet Rexhepi” në Zhiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.