Komuna e Vitisë shënon 29 shtatorin, Ditën Botërore të Zemrës
Komuna e Vitisë, ka shënuar sot ditën botërore të zemrës nën organizimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë, një ekip i QKMF-së ka bërë matjen e tensionit dhe sheqerit dhe iu janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik, konkretisht se si të parandalojmë shtypjen e lartë të gjakut.
Këtë ekip e ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili theksoj se shënimi i ditëve të tilla ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve vitias, duke potencuar se komuna e Vitisë vazhdimisht organizon aktivitete të vetëdijesimit janë në interes të shëndetit publik. /2LONLINE/
