DYLON

Komuna e Vitisë shënon 12 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Komuna e Vitisë shënon 12 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar me një aktivitet simbolik Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Infermierët e QKMF-së në Viti kanë bërë matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, si dhe kanë biseduar për rolin e infermierit në shëndetësi.

EkoHigjiena

Nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, drejtori i Shëndetësisë në Viti, Halil Musliu, dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Vjollca Kadolli Halili, vizituan ekipet në qytet dhe, në fjalën e tyre, shprehën mirënjohjen për punën e palodhur, përkushtimin dhe humanizmin që infermierët tregojnë çdo ditë në kujdesin ndaj pacientëve.

Përndryshe, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë shënohet për nder të Florence Nightingale, e cila në vitin 1860 i vuri themelet e shkollës profesionale të infermierisë në spitalin St. Thomas në Londër, e cila sot është pjesë e Kolegjit Mbretëror në Londër.

Po ashtu Istitucionet komunale në Viti dhe QKMF-ja shprehu edhe mesazhe urimi për infermierët duke ua uruar 12 Majin dhe duke dëshiruar shëndet dhe suksese në misionin e tyre human dhe fisnik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.