DYLON

Komuna e Vitisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Zemrës

Komuna e Vitisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Zemrës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Zemrës.

Me këtë rast në qendër të qytetit të Vitisë, është bërë matja e tensionit arterial të kalimtarëve të rastit.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe broshura informative për përkujdesjen ndaj sëmundjeve të zemrës.

EkoHigjiena

Ekipi i QKMF-së së Vitisë gjithashtu ju ka dhënë këshilla shëndetësore qytetareve.

Drejtoresha e kësaj qendre Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka shënuar me aktivitete të ndryshme ditët si kjo me qëllimin më të mirë që qytetarët të jenë të njoftuar mbi sëmundjet e ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.