DYLON

Komuna e Vitisë shënoi Ditën e Kushtetutës së Kosovës

Komuna e Vitisë shënoi Ditën e Kushtetutës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës së Kushtetues së Republikës së Kosovës, Komuna e Vitisë ka mbajtur sot një takim me nxënës të shkollave të mesme në Viti. Gjatë këtij takimi fillimisht u mbajtën dy ligjërata për kategoritë kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial dhe e drejta e Qasjes në Dokumente Publike.

Gjatë këtij takimi nxënësit kanë parashtruar edhe pyetje.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fillim të këtij takimi tha se ky takim po mbahet për nder të ditës së Kushtetutës së Kosovës, duke potencuar se organizimi i tij u bë nën përkujdesjen e kryetarit, Sokol Haliti.

EkoHigjiena

Kurse Fatbardha Emini, Juriste nga Vitia njëherit edhe Drejtoresh për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur ligjëratën ku është folur mbi kategoritë Kushtetuese si: Qeverisjen Lokale dhe Organizimin Territorial.

Ndërkaq Mustaf Mehmeti, Zyrtar për shqyrtimin fillestar të kërkesave për Qasje në Dokumentet Publike në Viti, ka folur mbi të drejtën e qasjes në dokumentet publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.