DYLON

Komuna e Vitisë shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down

Komuna e Vitisë shënoi Ditën Botërore të Sindromës Down
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ditës Botërore të Sindromës Down, sot komuna e Vitisë ka organizuar një aktivitet simbolik me fëmijët e shkollës fillore ”Bafti Haxhiu” në Viti.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim në mes të QKMF-së, DKA, menaxhmentit dhe mësuesve të kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli Halili dhe drejtoresha e DKA- së znj. Arta Ajeti kanë diskutuar me mësimdhënësit Besnik Zuka dhe asistentin Shkembim Ukshini mbi sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe fëmijët.

Gjithashtu, theks i veçantë iu dha nevojave dhe kërkesave të tyre, ku institucionet komunale janë të përkushtuara që të përkrahin këtë klasë. “Le të jemi ne arsyeja që ata të ndihen të pranuar, të vlerësuar dhe të barabartë”, ishte mesazhi i përbashkët.

Përndryshe në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës se Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.