DYLON

Komuna e Vitisë së shpejti me digjitalizim të dokumenteve kadastrale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Brain Kemple, Drejtor i Programit për të Drejtat Pronësore (USAID PRP) me bashkëpunëtor, me të cilët ka biseduar për hapat që do të ndërmerren në realizimin e projektit për digjitalizim të dokumentacionit kadastral në komunën e Vitisë.

Përfaqësuesit e USAID-it amerikan, kanë njoftuar kryetarin Haliti dhe drejtoreshën për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Fatbardha Emini, lidhur me procedurat e zotimit të mjeteve financiare në vlerë mbi 200 mijë dollar, si dhe për fazat e mëtutjeshme të projektit për digjitalizimin e shërbimeve dhe dokumenteve kadastrale.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it, për këtë mbështetje dhe për përkushtimin që kanë treguar vazhdimisht në realizmin e projekteve shumë të rëndësishme në komunën e Vitisë. Në këtë takim u bë e ditur se projekti për digjitalizimin e dokumenteve kadastrale do të filloj së realizuari shumë shpejtë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.