/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ka publikuar në uebfaqën zyrtare planin e veprimit me rastin e festës së “Zoja e Madhe” e cila do të zhvillohet në ditët në vijim. Ky plan ka për qëllim të që të merren disa masa me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së këtij manifestimi si:
1. Menaxhimin e sipërfaqeve publike, mirëmbajtjen e tyre, pastrimin dhe transportin e mbeturinave;
2. Sigurimin e ujit të pijshëm;
3. Sigurimin e masave kundër zjarrit;
4. Furnizimi dhe kyçja në rrjetin elektrik;
5. Sigurimin e parkingjeve, qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve do ta bëj DSHPE-ja me inspektorin e Komunikacionit dhe Policinë e Kosovës.
Ja plani:
PLANI I VEPRIMIT PËR FESTËN FETARE “ZOJA E MADHE” NË FSHATIN LETNICË TË KOMUNËS TË VITISË
PËR: Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Drejtorinë për Inspeksionit
I. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë
Në kuadër të shërbimeve komunale për shënimin e festë fetare “ZOJA E MADHE”, Drejtoria për Shërbime publike dhe Emergjencë (DSHPE) do të marr masa në këto fusha, si:
1. Menaxhimin e sipërfaqeve publike, mirëmbajtjen e tyre, pastrimin dhe transportin e mbeturinave;
2. Sigurimin e ujit të pijshëm;
3. Sigurimin e masave kundër zjarrit;
4. Furnizimi dhe kyçja në rrjetin elektrik;
5. Sigurimin e parkingjeve, qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve do ta bëj DSHPE-ja me inspektorin e Komunikacionit dhe Policinë e Kosovës.
NJËSIA E ZJARRFIKJESË DHE SHPËTIM
• Në bazë të vendimit të DSHPE-së, Njësia për Zjarrfikje dhe Shpëtim është e obliguar, që në datën 14 dhe 15 Gusht 2015 të dislokojë një ekip të zjarrfikësve dhe një automjet për zjarrfikje për sigurimin e masave ndajë zjarrit.
• Inspektori i Preventives obligohet që nga data 10 Gusht 2015, çdo ditë të inspektojë në fshatin Letnicë, që të merr masa në parandalimin e zjarrit.
EKO-HIGJIENA
• Të vendosë gjashtë (6) kontejnerë për mbeturina më 12.08.2015 dhe transportimin e tyre ta bëjë në deponinë në Velekincë;
• Të pastrojë sheshit në Letnicë sipas nevojës, në koordinim me DSHPE-në;
• Menaxheri I Kompanisë “Eko-higjena”, Haxhi Qerimi, numri i tel: 044-155-463.
HIDROMORAVA
• Obligohet Kompania “HidroMorava”, që të bëjë furnizimin me ujë të pijshëm përmes sistemit të ujësjellësit pa ndërprerë, nga data 10 Gusht 2015 deri më 16.08.2015;
• Obligohet të vendos një cisternë me ujë të pijshëm në Letnicë, për furnizim të qytetarëve me ujë të pijshëm;
• Të caktojë një ekip mobil në rast të nevojës për intervenim urgjentë;
• Menaxheri i Kompanisë “HidroMorava”, Kemur Mustafa, numri i tel: 044-193-719.
KEDS
• Kompania energjetike KEDS-ë është njoftuar nga ana e DSHPE-së, se gjatë këtij manifestimi fetar duhet pandërprerë të furnizojë me energji elektrike fshatin Letincë,
• Numri Kontaktues: 038/791-000;038/501-701-1000.
II. Drejtoria e Shëndetësisë
• Të sigurohet ekipi mjekësor emergjent, mobil, gjatë festës fetare “ZOJA E MADHE” në fshatin Letincë më 14,15.08.2015.
III. Drejtorin e Inspeksionit
• Të mbikëqyre të gjitha lejet e lëshuara nga DSHPE-ja në shfrytëzimin e hapësirës publike në sheshin e fshatit Letnicë, të merr të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
• Nga data 12.08.2015 deri më 15.08.2015, për çdo ditë të monitorohet gjendja në teren, nga Vitia deri në Letnicë dhe të ofrohen shërbimet sipas vlerësimit të gjendjes në terren, dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Viti të merren masat e nevojshme për rend dhe siguri në trafik;
• Të evidentohen të gjitha parregullsitë dhe të merren masa për evitimin e tyre.
Drejtoritë përkatëse dhe kompanitë publike janë të obliguara ti përmbahen këtij Planit të Veprimit për Festën Fetare “ZOJA E MADHE” dhe në fund të këtij manifestimi fetar do të bëhet analiza e ecurisë së punës dhe do të raportohet.
Plani i Veprimit i dorëzohet:
1. Drejtorive,
2. Policisë së Kosovës – Viti,
3. Eko-Higjiena – Viti,
4. HidroMorava – Viti,
5. Arkivit.
Koordinator nga DSHPE-ja
Nexhmedin Jakupi