DYLON

Komuna e Vitisë pranon rekomandimet nga Organizata EULOC në Viti, lidhur me buxhetimin gjinorë

Komuna e Vitisë pranon rekomandimet nga Organizata EULOC në Viti, lidhur me buxhetimin gjinorë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Vitisë me Organizatës për Reforma Lokale – EULOC në Viti, sot kryetari, Sokol Haliti ka pranuar raportin me rekomandime për hapat e ardhshëm në procesin e zbatimit më të mirë të buxhetimit gjinorë në Komunën e Vitisë.

Nga përfaqësuesit e kësaj organizate bëhet me dije se rekomandimet lidhur me buxhetimin gjinorë kanë dalë nga takimet dhe trajnimet e ndryshme që janë zhvilluar por edhe nga procesi i monitorimeve në këtë komunë.

EkoHigjiena

Kurse kryetari Haliti dhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë nënshkruar dokumentin e rekomandimit dhe janë pajtuar që komuna e Vitisë, do të shikoj të gjitha mundësitë që rekomandimet të gjejnë zbatueshmeri sa më të madhe në këtë komunë.

Përndryshe ky raport është bërë në kuadër të projektit ” Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejtë të politikave gjinore në komunën e Vitisë” e cila ka pasur edhe mbështetjen e kryetarit Haliti dhe është financuar nga ADA dhe SIDA përmes Gender Budget Watchdog Network. /2LONLINE.com/