DYLON

Komuna e Vitisë po shënon ditën ndërkombëtare e të moshuarave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale ka shënuar sot ditën ndërkombëtare e të Moshuarve. Me këtë rast një ekip i stafit mjekësor të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare të Vitisë, është vendosur sot në sheshin e qytetit në Viti, duke biseduar me të moshuarit.

Ata po ashtu kanë dhënë këshilla dhe kanë bërë matjen e shtypjes së gjakut për personat në moshën e pleqërisë, si dhe kanë shpërndarë e fletushkave me qëllim të vedijësimit për parandalimin e rrëzimeve te personat e moshuar, por edhe rreth sëmundjeve të cilat janë më të atakuar mosha e tretë.

EkoHigjiena

Po ashtu disa mjekë të shoqëruar nga Sami Demelezi, përfaqësues i qeverisë komunale të Vitisë, kanë vizituar edhe qendrën e pensionistëve në Viti. Gjatë këtij takimi z. Demelezi është njohur për së afërmi edhe me nevojat e pensionitstëve vitias.

Ndërkaq të gjitha shërbimet shëndetësore në QKMF-në e Vitisë, gjatë ditës së sotme kanë qenë pa pagesë për personat në moshën mbi 60 vjeçare.

Përndryshe, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit./2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.