DYLON

Komuna e Vitisë po shënon Ditën e Dëshmorëve me aktivitete të shumta

Komuna e Vitisë po shënon Ditën e Dëshmorëve me aktivitete të shumta
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 5 majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë si dhe janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lushësh në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Përndryshe nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që nga tre maji janë mbajtur aktivitete të ndryshme si: “Pranvera poetike në Viti”-Hoxha i bunkerëve”, që ju kushtohet dëshmorit, Jonuz Zejnullahu, shtegtimi “Nderojmë dëshmorët e Karadakut” kurse me 6 maj pritet të mbahet finalja e turneut memorial “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme me fillim nga ora 20:00.

EkoHigjiena

Përndryshe aktivitetet e sotme kanë filluar me seancën solemne duke vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve të Vitisë, ku atyre ju kanë paraprirë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi.

Në këto homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, subjekteve politike, policisë, përfaqësueseve fetarë, qytetarë dhe të tjerë.

Ndërkaq sot pos ditës së dëshmorëve është edhe dita e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.