Me rastin e 4 Korrikut-Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet komunale të Vitisë të prirë nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ushtarëve të KFOR-it amerikan si dhe të tjerë kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti.
Nga aty kryetari i kësaj komune ka dhënë një mesazh urimi lidhur me këtë datë.
“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it. Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi”, tha Haliti.
Ai bëri me dije se për shkak të gjendjes së pandemisë së krijuar nga virusi pandemik COVID-19 aktivitet për nder të 4 korrikut në këtë komunë do të shënohen në masë të reduktuar.
Përndryshe dje në fshatin Beguncë janë shënuar me ndeshje futbollistike 2 Korriku dhe 4 Korriku, data këto të rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe SHBA-të.
Në këtë ndeshje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të KFOR LMT-së. Ndërkaq sot mbahet një Hiking, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, me një shteg prej 6 km, nga fshati Zhiti deri në Tërpezë./2LONLINE.com/