Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e pranim dorëzimit të 10 mekanizmave bujqësor për nxjerrjen e patateve dhe atë për kultivuesit e kësaj kulture bujqësore nga kjo komunë.
Furnizimi i fermerëve përfitues u bë me buxhetin e kësaj komune, ndërsa 20 përqind të vlerës kanë participuar vetë ata.
Kryetari Haliti i përgëzoi fermerët përfitues, duke potencuar se qeverisja lokale e Vitisë, në vazhdimësi ka përkrahur fermerët e saj dhe shtoj se Vitia është e njohur për kultivimin patates në veçanti patatja nga Debelldehu e cila është mjaftë e kërkuar në tregun vitias dhe më gjerë.
Përndryshe, edhe më parë komuna e Vitisë ka shpërndarë mekanizëm të ndryshëm bujqësorë, fidane, sistem të ujitjes si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj kanë mbajtur edhe trajnime të ndryshme profesionale për sektorë të ndryshëm bujqësor. /2LONLINE/