Komuna e Vitisë përkrah shoqatave të grave vitiase
/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi me bashkëpunëtorë kanë pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga shoqatat e grave që veprojnë në këtë komunë sikurse: Gratë për Gratë, Gratë e Goshicës, Hortikultura, Gentiana etj.
Gjatë këtij takimi gratë kanë shprehur nevojën për përkrahje në veprimtaritë e tyre si në mbjellën dhe kultivimin e kulturave bujqësore si: Mjedër, dredhëz, Mullagë por edhe në ndërtimin e serave.
Kryetari Haliti ndër tjerash tha se komuna të cilën ai e udhëheq, do të ndihmoj shoqatat e grave jo vetëm si Institucion komunal por edhe përmes bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare të cilat veprojnë në Viti. Ai kërkoj nga gratë që të vazhdojnë me përkushtimin punën e nisur duke potencuar se ato duhet të punojnë në rritjen e cilësisë dhe të bashkëpunoj mes vete me qëllim që produktet e tyre të konsumohen në një treg më të gjerë.
Ndërkaq, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi u zotua se Drejtoria e tij do të jetë përkrah fermerëve e në veçanti edhe të grave duke kërkuar nga to gjë të bashkëpunojnë me këtë drejtori pasi sipas tij ata do ju ofrojnë këshilla dhe përkrahje logjistike jo vetëm në kultivim të kulturave bujqësore por edhe rreth formës për të aplikuar në grande të ndryshme./2L ONLINE/
