DYLON

Komuna e Vitisë përgatit buxhetin komunal 2023-2025

Komuna e Vitisë përgatit buxhetin komunal 2023-2025
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje me Këshillin e Drejtorëve, ku në veçanti është diskutuar për propozim buxhetin e komunës së Vitisë, për vitin 2023-2025 i cili së shpejti pritet të shkoj për shqyrtim në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin Komunal të Vitisë.

Me këtë rast gjatë këtij takimi u bë me dije se Komuna e Vitisë, ka mbajtur edhe gjatë këtij viti dëgjimet publike për buxhet me qytetarë dhe grupet e interesit.

EkoHigjiena

Kjo u bë me qëllim që qytetarët vitias të njoftohen me propozim buxhetin për vitin në vijim dhe të jenë pjesë e hartimit të buxhetit në veçanti të listës për investime kapitale.

Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se kjo komunë me buxhetin e vitit në vijim do të realizojë projekte të ndryshme qoftë me buxhet komunal apo me bashkë participim me partnerët e ndryshëm dhe atë në të gjithë territorin e komunës së Vitisë.

Ndërkaq Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, paraqiti propozim buxhetin komunal 2023-2025, ku sipas këtij dokumenti buxheti i tërësishëm për vitin në vijim pritet të jetë 14 milion e 996 mijë euro.

Ky buxhet pritet të ndahet në këto kategori ekonomike: paga dhe shtesat 7 milion e 609 mijë €, mallrat dhe shërbime 2 milion e 432 mijë €, shpenzime komunale 325 mijë €, subvencione dhe transfere 570 mijë € dhe shpenzime kapitale 4 milion e 059 mijë €.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.