DYLON

Komuna e Vitisë përfituese e tri projekteve këtë javë

Komuna e Vitisë përfituese e tri projekteve këtë javë
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve që është mbajtur sot, e e cila është udhëhequr nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u bë e ditur se, vetëm gjatë kësaj jave komuna e Vitisë ka përfituar tri projekte të rëndësishme.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, u shpreh se këto projekte janë rezultat i punës së palodhshme dhe vetëm dy prej tyre që janë nga Bashkimi Evropian, kapin vlerën mbi 2 milion euro (Projekti “Bridging regions”, nga Bashkimi Evropian (EU) nëpërmjet programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Cross-border cooperation” dhe projekti i renovimit të shkollës së mesme “Kuvendi Lezhës” në Viti), si dhe projekti tjeter nga USAID-i amerikan, që ka të bëjë me kontratat sociale.

EkoHigjiena

Gjithashtu, kryetari Haliti kërkoi nga këshilli i drejtorëve që të shtohen të gjitha kapacitetet në të gjitha drejtoritë, në veçanti shtimi i orarit të punës tek gjendja civile, si dhe të jenë në nivelin më të lartë institucional gjatë kësaj periudhe kur bashkatdhetarët tanë janë nëpër familjet e tyre.

Poashtu, gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar – qershor 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.