DYLON

Komuna e Vitisë përfituese e programit USAID/ KEGA

Komuna e Vitisë përfituese e programit USAID/ KEGA
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, Ajet Sallahu ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të programit USAID për qeverisje ekonomike në Kosovë (KEGA).

Gjatë këtij takimi ai është njoftuar që komuna e Vitisë, është përfituese e projektit që parashikon mbështetje në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje me fokus të veçantë në informim dhe vetëdijesimin e qytetarëve si dhe mbështetje në procesin, shqyrtim të progresit dhe menaxhimin të dhënave përmes realizimit të kontakteve të rregullta në zyrat komunale.

EkoHigjiena

Përndryshe ky projekt është në mbështetje dhe bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ( MMPHI). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.