Gjatë raundit të parë të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër , në kuadër të projektit „Shërbime të Qëndrueshme Komunale“/GIZ, komuna e Vitisë ka përfituar pajisje për menaxhimin e mbeturinave.
Bazuar në këtë, kryetari Sokol Haliti sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, nëpërmjet së cilës parashihet edhe bashkëfinancimi për të vazhduar investimin në kontejnerë për ekonomi familjare të kapacitetit 120L.
Momentalisht, komuna e Vitisë ka pranuar 1,700 kontejnerë për ekonomi familjare, me kapacitet prej 120L nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në vlerë prej 32,300 €, si pjesë e bashkë-financimit të skemës së grantit, e cila shumë do të zbritet nga vlera totale e shpërblimit prej 95,660 €.