DYLON

Komuna e Vitisë përfiton 49.500€ grant nga projekti DEMOS

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë sot pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të projektit për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i financuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe e zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në Kosovë dhe që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në këtë ceremoni u bë e ditur se komuna e Vitisë si komunë partnere e projektit DEMOS do të përfitoj një grant në vlerë prej 49,500 euro.

EkoHigjiena

Granti do të jenë në dispozicion për projekte komunale në vitin 2016. Shuma e grantit përcaktohet varësisht nga performanca e komunës, ndërsa performanca komunale është vlerësuar në bazë të të dhënave zyrtare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe Auditori i Përgjithshëm, në fushat si në vijim:

•menaxhimi financiar – zbatimi i rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm dhe vjelja e tatimit në pronë;

•demokraci lokale – raportimet e kryetarëve të komunave në takimet e kuvendeve komunale dhe publikimi i akteve të kuvendeve komunale;
•shërbimet publike – mbulueshmëria dhe cilësia e shërbimeve komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hapësirave publike dhe trafikut komunal./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.