DYLON

Komuna e Vitisë parapërgatitët për shënimin e ditës së çlirimit

Komuna e Vitisë parapërgatitët për shënimin e ditës së çlirimit
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti u mbajt takimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, theksoi rëndësinë e organizimit dhe shënimit sa më dinjitoz të kësaj date me rëndësi të veçantë historike për qytetarët e Vitisë.

EkoHigjiena

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe të tjerë.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të shënimit të kësaj dite.

Draft-agjenda e aktiviteteve u prezantua para të pranishmëve nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti.

Pjesëmarrësit dhanë sugjerimet e tyre lidhur me organizimin e aktiviteteve, ndërsa agjenda përfundimtare pritet të publikohet së shpejti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.