Komuna e Vitisë para mërgimtarëve prezanton mundësit për investime
/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës”, sot në Viti është mbajtur tryeza e rrumbullakët me mërgimtarët e interesuar për investime në këtë komunë. Kjo tryezë është organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës, zyra komunale për investime, si dhe është mbështetur nga projekti i Qeverisë zvicerane Helvetas Intercooperation dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.
Hasan Aliu zv.kryetar i komunës, në hapje të kësaj tryeze ka thënë se Vitia këto ditë është mobilizuar me gjitha kapacitetet e saja, për të pritur qytetarët tanë në diasporë dhe në këtë drejtim, krahas aktiviteteve të ndryshme që po shënojnë Ditët e Diasporës, është organizimi I kësaj tryeze e cila ka për qëllim, që para investitorëve të mundshëm, të shpalosë kapacitetet e komunës së Vitisë për investime.
Ndërsa Vezir Jonuzi zv.ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, pasi është shprehur se mërgata kosovare i ka qëndruar pranë Kosovës në ditët më të vështira të saja, ka theksuar se Institucionet e Kosovës tani janë duke bërë përpjekje që mërgimtarëve dhe investitorëve të tjerë, të ju mundësojnë infrastrukturë sa më të përshtatshme për investime.
“Potenciali më I madh I Kosovës për tërheqjen e investimeve, është bujqësia dhe fuqia e lirë punëtore. Prandaj, edhe si qeveri, jemi duke u angazhuar të rrisim fondet për subvencionim dhe investime në bujqësi, të cilat në këtë vit sillen rreth 46 milion euro ka thënë Jonuzi.
Kurse Luan Hoti përfaqësues I Organizatës Helvetas Intercoperation, është shprehur se projekti I qeverisë zvicerane ndihmë Kosovës, është i shtrirë në 12 komuna dhe si i tillë, ky project përfshin edhe komunën e Vitisë, e cila mund të përfitoj shumë me ngritjen e kapaciteteve humane dhe të tjera të nevojshme për tërheqje të investimeve.
“Është për tu habitur se sa shumë para sjell diaspora në Kosovë, e sa pak prej tyre shkojnë në investime. Për këtë ne duhet të fokusohemi që këto para ti kthejmë në mundësi për zhvillim ekonomik të vendit”, ka thënë Hoti.
Fisnik Beqiri udhëheqës I Fondacionit Kosovë-Luksmeburg, ka numëruar para mërgimtarëve projektet e shumta që ky fondacion në bashkëpunim me komunën e Vitisë, është duke i implementuar apo do ti realizoj në të ardhmen.
dërkaq Mentor Rexhepi udhëheqës I Zyrës për Investime dhe mbështetje të bizneseve, ka theksuar se kjo zyrë në mbështetje të kryetarit Haliti, është duke punuar në asistimin e të gjitha bizneseve që janë aktive. Ai ka thënë se krahas mbështetjes së bizneseve që janë aktive, zyra për investime është e gatshme që ti mbështes edhe Investitorët që vijnë nga mërgata, në mënyrë që ata ta kenë sa më të lehtë realizimin e planit që kanë për të investuar në komunën e Vitisë.
“Komuna e Vitisë ka resurse të mëdha si natyrore, ashtu edhe nëntokësore për zhvillim, por këto resurse duhet të shfrytëzohen drejt nga investitorët, në mënyrë që ato të sjellin profit për ata dhe vende pune për qytetarët”, ka thënë Rexhepi.
Mërgimtarët prezentë në këtë tryezë, pos gatishmërisë për investime, kanë paraqitur edhe kërkesat për përkrahje të institucioneve në mënyrë që investimet e tyre të kenë siguri, si dhe të operojnë lirshëm në tregun jo vetëm kosovarë por edhe më gjerë./2L ONLINE/

