DYLON

Komuna e Vitisë pajisë me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti

Komuna e Vitisë pajisë me një frigorifer qendrën e vaksinimit në Viti
Avatar photo Redaksia

Qendra e vaksinimit anti-covid në Viti, është pajisur me një frigorifer nga komuna e Vitisë.

Me këtë rast këtë qendër nga afër e kanë vizituar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Valentina Mehmeti.

EkoHigjiena

Ata nga afër janë njohur me procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Covid-19.

Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili vaksinimi i qytetarëve po shkon mbarë dhe se deri me tani janë dhënë 13876 vaksina anti Covid-19 dhe janë vaksinuar afër 9500 qytetarë.

Kurse Drejtoresha e DSHMS-së, Valentina Mehmeti ju bëri thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk e kanë marrë vaksinën që të regjistrohen në portalin shtetëror eKosova dhe të bëjnë terminët për vaksinim./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.