DYLON

Komuna e Vitisë nis dëgjimet buxhetore për vitin 2027, qytetarët ftohen të japin propozimet e tyre

Komuna e Vitisë nis dëgjimet buxhetore për vitin 2027, qytetarët ftohen të japin propozimet e tyre
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka nisur sot ciklin e diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2027. Takimi i parë u mbajt me banorët e Stubllës së Epërme, të cilët patën mundësi të informohen për draftbuxhetin dhe të paraqesin kërkesat e tyre për projektet që i konsiderojnë prioritare për fshatin.

Në takim morën pjesë zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Melihate Ajeti, si dhe një pjesë e Komisionit për Organizimin e Diskutimeve Publike.

EkoHigjiena

Në fjalën hyrëse, zëvendëskryetari Hasan Aliu tha se është kënaqësi që cikli i dëgjimeve buxhetore të nisë pikërisht në Stubllë, të cilën e cilësoi si vendin e shkollës së parë shqipe. Ai theksoi rëndësinë e këtyre takimeve, përmes të cilave qytetarëve u jepet mundësia të marrin pjesë drejtpërdrejt në procesin e planifikimit të buxhetit dhe të shprehin nevojat dhe prioritetet e komunitetit të tyre. Megjithatë ai përmendi edhe faktin që komuna si sfidë në aspektin financiar e ka çështjen e kontratës kolektive në përmbaruesit privat.

Ndërkaq draft buxheti komunal për vitin 2027 u prezantua nga drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Sipas prezantimit, buxheti i planifikuar për vitin 2027 arrin në 18 milionë e 388 mijë e 643 euro. Nga kjo shumë, 11,413,327 euro ose 62.07 për qind janë të parapara për paga dhe shtesa, 3,013,919 euro ose 16.39 për qind për mallra dhe shërbime, ndërsa 2,951,397 euro ose 16.05 për qind për shpenzime kapitale. Për subvencione dhe transfere janë planifikuar 720 mijë euro ose 3.92 për qind, ndërsa për shpenzime komunale 290 mijë euro ose 1.58 për qind.

Në takim fjalën e mori edhe kryetari i fshatit Stubëll, Marjan Ramaj i cili përmendi edhe disa nga prioritet për investime nga ky fshat si : Ndërtimi i trotuarit me asfalt përgjatë rrugës kryesore, ndërtimi i një objekti të ri shëndetësor dhe shndërrimi i objektit të vjetër në shtëpi të moshuarave, rregullimin dhe zgjerimin e rrugëve bujqësore etj.

Ndërkaq banorët pos që parashtruan pyetje parashtruan edhe këto kërkesa:

Asfaltimi i rrugës Stubëll-Zhegër

– Zgjerimi i rrugëve publike

– Rritjen e buxhetit për arsim

– Përfundimin e projektit të ujësjellësit

– Rregullimi i rrugëve të dëmtuara

– Rregullimi i shtyllave elektrike

– Rregullimi i pjerrtësisë së një rruge afër shkollës muze

– Rregullimi i një mbuloje për masat drusore dhe pajisjet kopshtare të shkollës

Përndryshe komuna e Vitisë nesër pritet të zhvilloj takimin e njëjte me banorët e fshatit Binçë të Vitisë me fillim nga ora 11:00. Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Gjatë mbledhjes u diskutua për një sërë çështjesh me interes për funksionimin e komunës, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua mobilizimit dhe ngritjes së kapaciteteve komunale, pas paralajmërimeve për përkeqësim /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.