DYLON

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “ELITA”

Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “ELITA”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe me simpatizantët e saj “ELITA” – Dega në Karadak.

Kjo marrëveshje synon institucionalizimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet bashkëpunimi në menaxhimin e situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore, organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve vetëdijësuese për qytetarët, si dhe ofrimi i mbështetjes profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit dhe reagimit në raste emergjente.

Gjithashtu, marrëveshja parasheh bashkëpunim dhe koordinim edhe me njësitë e zjarrfikësve vullnetarë, me qëllim rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë dhe efikas në raste zjarresh dhe emergjencash të tjera.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet forcimi i kapaciteteve lokale, rritja e bashkëpunimit institucional dhe përfshirja e strukturave vullnetare në shërbim të sigurisë, mbrojtjes dhe mirëqenies së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.