DYLON

Komuna e Vitisë nënshkruan kontratën për kontrollimin e ujit

Avatar photo Redaksia

Ndonëse javë më parë në fshatin Smirë të Vitisë ishte mbajtur një takim nga OJQ “Elita”  lidhur me cilësinë e ujit në Viti dhe shkollat e saj, ku ishte theksuar se kontrollimi i ujit nuk ishte bërë që nga viti 2009, dhe atëherë ishte cilësuar se shumica e ujit të cilët konsumojnë  qytetarët e kësaj komune është i një cilësie jo të mirë . Duke u bazuar nga kjo sot Komuna e Vitisë ka nënshkruar  një kontratë për kontrollimin e ujit  me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rendësi shumë të veçantë për Komunën dhe qytetarët e saj, pasi që ajo ka të bëjë drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.

“Nënshkrimi i kontratës për analizat e ujit në aspekti bakteriologjik dhe kimik ka një rëndësi të veçantë pasi kështu jemi të informuar mbi cilësinë e ujit të cilët e konsumojnë qytetarët tanë. Me këtë ne do të informohemi se ku është i nevojshëm të merren hapat konkrete që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë.” U shpreh Kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu kishte premtuar  javë më parë  në një debat publik për ujin, se së bashku me mekanizmat institucional do të bëjnë çmos që të bëhet mostrimi  i ujit, dhe ky premtim i tij  që ishte dhënë gjatë një debati që ishte organizuar në fshatin Smirë nga OJQ “Elita” sot është realizuar me nënshkrimin e kësaj kontrate.

Ndërsa Drejtori i Shëndetësie dhe Punë Sociale, Basri Aliu e çmoj lartë nënshkrimin e kontratës dy vjeçar në mes të komunës së Vitisë dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit. Gjatë nënshkrimit të kontratës të pranishëm ishtin Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit, Dr. Ajhane Sefiu si dhe Specialistja e Ekologjisë Humane, Dr Drita Abduli. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.