Ndonëse javë më parë në fshatin Smirë të Vitisë ishte mbajtur një takim nga OJQ “Elita” lidhur me cilësinë e ujit në Viti dhe shkollat e saj, ku ishte theksuar se kontrollimi i ujit nuk ishte bërë që nga viti 2009, dhe atëherë ishte cilësuar se shumica e ujit të cilët konsumojnë qytetarët e kësaj komune është i një cilësie jo të mirë . Duke u bazuar nga kjo sot Komuna e Vitisë ka nënshkruar një kontratë për kontrollimin e ujit me Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, theksoi se nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rendësi shumë të veçantë për Komunën dhe qytetarët e saj, pasi që ajo ka të bëjë drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.
“Nënshkrimi i kontratës për analizat e ujit në aspekti bakteriologjik dhe kimik ka një rëndësi të veçantë pasi kështu jemi të informuar mbi cilësinë e ujit të cilët e konsumojnë qytetarët tanë. Me këtë ne do të informohemi se ku është i nevojshëm të merren hapat konkrete që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë.” U shpreh Kryetari Haliti.
Ndërsa zv. Kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu kishte premtuar javë më parë në një debat publik për ujin, se së bashku me mekanizmat institucional do të bëjnë çmos që të bëhet mostrimi i ujit, dhe ky premtim i tij që ishte dhënë gjatë një debati që ishte organizuar në fshatin Smirë nga OJQ “Elita” sot është realizuar me nënshkrimin e kësaj kontrate.
Ndërsa Drejtori i Shëndetësie dhe Punë Sociale, Basri Aliu e çmoj lartë nënshkrimin e kontratës dy vjeçar në mes të komunës së Vitisë dhe Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit. Gjatë nënshkrimit të kontratës të pranishëm ishtin Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të Gjilanit, Dr. Ajhane Sefiu si dhe Specialistja e Ekologjisë Humane, Dr Drita Abduli.