Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpumim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit, komuna e Vitisë ka nënshkruar sot një Memorandum mirëkuptimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti shprehu gatishmërin për mbështetje të këtij aktiviteti dhe u zotua se do të jetë gjithnjë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.
Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Haliti dhe kryetari i Asociacionit për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Shkelzim Murtezi.
Objektiv i kësaj marrëveshje është të sigurohet bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy palëve për realizimin e projekteve në fushën e Arsimit, si dhe për Organizimin e Garave Komunale dhe Kombëtare në te gjitha fushat e Arsimit si: Biologji, Kimi, Fizikë, Matematike, Muzike, Art, Informatike, Gjeografi, Histori, Gjeologji dhe çdo fushë tjetër.
Palët zotohen të bashkëpunojnë ngushtë dhe në mënyre konstruktive per të ndërmarrë çdo veprim të ndërsjell që kontribuon për realizimin e projekteve në përmirësimin e Arsimit dhe për Organizimin e Garave Komunale në të gjitha fushat e Arsimit dhe do te nxjerrin akte dhe vendime percjellëse qe kontribojne per realizimin e këtij projekti.