/2L ONLINE/ – Me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag të shënimit të festës së njohur me emrin “Zoja e
Cërnagorës” e cila për çdo vjet mbahet në Letnicë të Vitisë dhe që mbledh pelegrinë nga vendet e ndryshme të botës, është mbajtur sot një takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Vitisë, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Kishës Katolike, Këshillit të fshatit Letnicë me qëllim të hartimit të një plani të veprimit për këtë festë.
Gjatë këtij takimi të pranishmit kanë diskutuar rreth planit të veprimit me qëllim të parandalimit të bllokimit të rrugëve të fshatit por edhe të organizimit sa më të mirë të kësaj feste.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj të gjithë të pranishmit për përkushtimin e tyre në hartimin e këtij plan veprimi duke potencuar se Komuna e Vitisë është e interesuar që kjo festë të kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani potencoi ndër tjerash se edhe drejtoria e saj në bashkëpunim me mekanizmat e tjera përkatëse do të sigurohen në mënyrë që festa në fjalë të kaloj në mënyrë të mirëfilltë për siç tha ajo për shkak të rëndësisë që ka kjo festë.
Ndërkaq gjatë këtij takimi edhe pjesëmarrësit e tjerë u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Shin Gjoni, Kryetari i fshatit Letinicë ndër tjerash beson se kjo festë do të kaloj më mirë se në vitet e kaluar dhe atë falë përkujdesjes që kanë treguar institucionet në rregullimin e rrugës së fshatit, funksionalizimit të ambulantes në fshat etj.
Në këtë takim të pranishmit u pajtuan që të mbajnë edhe një takim para se të shënohet festa e njohur me emrin “Zoja e Cërnagores” në Letnicë të Vitisë. me qëllim të përfundimit të planit të veprimit i cili do të publikohet edhe në mjetet të informimit publik. Në këtë takim me ftesë të Kryetarit Haliti i pranishëm ishte edhe Drejtori Regjional i OSBE-së për Gjilan, Ulrich Biffar si dhe përfaqësues të Kishës Katolike si Dom Krista./2L ONLINE/