/2L ONLINE/ – Institucionet komunale të Vitisë, shpreh të vendosura për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara si brenda qytetit ashtu edhe nëpër fshatra. Në këtë drejtim drejtoria komunale e inspeksionit, ka ndërmarrë aksionin për largimin e gjitha kioskave apo objekteve tjera që janë të vendosura pa leje brenda hapësirave publike në territorin e Komunës së Vitisë.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se institucionet komunale janë të vendosura që të vendosin rend dhe rregull në lirimin e hapësirave publike , pasi këto veprime që janë duke u ndërmarrë janë të bazuara në ligj dhe janë në interes të qytetarëve.
“Komuna jo vetëm që është e vendosur që mos të lejoi më uzurpimin e pronës publike, por do të veproi në lirimin e gjithë hapësirave që janë uzurpuara më herët”, është shprehur kryetari Haliti.
E, drejtori komunal për inspeksion Skënder Ahmeti, ka theksuar se aksioni për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara është vazhdimësi e aksionit që është nisur më herët në Pozheran, ku janë larguar disa objekte lëvizëse nga hapësirat publike për të vazhduar në Viti, ku gjithashtu është intervenuar në disa raste të largimit të objekteve lëvizëse të vendosura pa leje, pastaj në Smirë ku falë këtij aksioni është hapur një rrugë që ishte uzurpuara për 16 vite më radhë , dhe tani po vazhdon në Kabash ku ka filluar largimi I disa objekteve në afërsi të shkollës dhe objekteve të kultit.
“Në gjithë këtë aksion rëndësi të veçantë jemi duke I dhënë lirimit të hapësirave publike që janë në afërsi të shkollave , institucioneve tjera dhe objekteve të kultit”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka thënë se në të gjitha rastet ku ka vepruar inspeksioni janë zbatuar të gjitha procedurat paraprake ligjore duke filluar nga evidentimi i pronës publike të uzurpuar për të vazhduar më pas me vendim për rrënim.
“Të gjitha palët që janë të përfshira në uzurpime paraprakisht me vendimin për rrënim njoftohen për masat që do të ndërmarrë komuna në lirimin e hapësirave publike, dhe në rast se palët nuk e zbatojnë këtë vendim atëherë jemi të detyruar që dhunshëm të intervenojmë dhe ta bëjnë lirimin e pronës së uzurpuar”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka theksuar se ka raste kur vetë palët që janë bëjnë vetë – ekzekutimin, siç po ndodhë në një rast në fshatin Kabash, ku një palë që ishte përfshirë në uzurpim ka pas mirëkuptim dhe vetë ka filluar rrënimin.Kurse Zef Rama, qytetarë nga fshati Kabash ka thënë se me të marrë vendimin për lirimin e hapësirës publike, ka filluar punët për lirimin e saj , pasi sipas tij çdo qytetarë është i obliguar të zbatoi ligjin.
“Nuk jam kundër ligjit dhe për këtë pa asnjë kundërshtim kam filluar rrënimin e murit i cili sipas dokumenteve të komunës është hapësirë publike”, ka thënë Rama, duke kërkuar që ligji të zbatohet njëjtë për të gjithë.
E, Naim Idrizi, qytetarë i fshatit Smirë, ka theksuar se falë aksionit të inspeksionit për lirimin e hapësirave publike , në këtë lokalitet është liruar një rrugë që ishte e uzurpuar për 16 vite më radhë. “Për 16 vjet kemi kërkuar lirimin e kësaj rruge, por tek ta është bërë lirimi I saj, me çka tani u është mundësuar qytetarëve një qarkullim më lehtë”, është shprehur Idrizi.
Komuna e Vitisë, aksionin për lirimin e pronave publike do ta vazhdoi edhe ditëve tjera në vijim. /2L ONLINE/