DYLON

Komuna e Vitisë nderohet me mirënjohje nga MAPL dhe DEMOS

Komuna e Vitisë nderohet me mirënjohje nga MAPL dhe DEMOS
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, është nderuar me mirënjohje snga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, e që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në ceremoninë “Auditimi Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”.

“Kjo mirënjohje vjen falë bashkëpunimit në implementimin e Auditimit Social, si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimit të treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënjes komunale në zbatimin e investimeve publike”, thuhet në njoftimin e komunës.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.