Komuna e Vitisë, është nderuar me mirënjohje snga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, e që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation në ceremoninë “Auditimi Social – Qytetarët që bëjnë ndryshimin”.
“Kjo mirënjohje vjen falë bashkëpunimit në implementimin e Auditimit Social, si mjet për sigurimin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përkushtimit të treguar drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënjes komunale në zbatimin e investimeve publike”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/