DYLON

Komuna e Vitisë ndau sot 88 laptop për shkollat e kesaj komune

Komuna e Vitisë ndau sot 88 laptop për shkollat e kesaj komune
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Arsimit, kanë ndarë sit 88 laptop për gjitha shkollat e komunës së Vitisë, përfshirë edhe Qerdhen e fëmijëve.

Në ceremonin e shpërndarjes së këtyre laptopëve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili mes tjerash ka theksuar se do të vazhdojnë si deri më tani, me investime në shkolla, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe rritjen e cilësisë për një mbarëvajtje sa më të mirë.

Gjithashtu, ai i ka falenderuar drejtorët e shkollave për përkushtimin në mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, gjatë periudhës së pandemisë.

EkoHigjiena

Laptopët të cilët i’u ndan sot drejtorëve të shkollave, janë shpërndar për shkollat varësisht nga proporcioni i numrit të nxënëse.

Po në kuadër të këtij projekti, për shkollat e komunës së Vitisë, javën e kaluar janë shpërndarë edhe 82 projektoër. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.