DYLON

Komuna e Vitisë ndanë pako ushqimore për komunitetin kroat

Komuna e Vitisë ndanë pako ushqimore për komunitetin kroat
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin Letnicë të Vitisë, komuna e Vitisë ka ndarë pako ushqimore për komunitetin kroat të fshatit Letnicë dhe fshatrave për rreth.

Me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili u interesua për gjendjen e këtij komuniteti dhe ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e këtij komuniteti për të mësuar më shumë rreth kushteve dhe nevojave të tyre.

EkoHigjiena

Përndryshe në fshatin Letnicë dhe disa fshatra përreth jeton një numër i vogël i komunitetit kroat, shumica e të cilëve janë individë të moshuar.

Pjesa tjetër e banorëve të këtij komuniteti u shpërngulën gjatë luftës së Kroacisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.