DYLON

Komuna e Vitisë ndanë mirënjohje për mësimdhënësit e tyre

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, Komuna e Vitisë ka pritur sot në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, mësuesit e kësaj komune.  Drejtoria e Arsimit dhe dhe Kryetari kanë  nderuar me mirënjohje dhe dhurata simbolike për kontributin e tyre të dhënë në arsim.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke folur duke ju uruar të gjithë mësimdhënësve këtë ditë, theksoi ata gjatë viteve  mësimdhënësit janë ballafaquar dhe sfiduar me kohërat të vështira.” Duke kujtuar sakrificën e shumë mësimdhënësve, të cilët gjatë punës së tyre u ballafaquan, dhe sfiduan me kohërat më të vështira, në obligohemi që si institucione ti përkushtohemi me çdo mund kësaj fushe, sepse është e vetmja fushë, ku në përcillemi brez pas brezi  dhe është një shtyllë nga e cila krijohemi” u shpreh Haliti.  

EkoHigjiena

Ai shtoi se komuna e Vitisë është e interesuar që bashkërisht të rrisim cilësinë, duke krijuar hapësira shkollore dhe kushte më të mira për mësimdhënie dhe mesimnxenje. Ndërsa edhe Drejtori i DKA-së Qahil Sinani i ka uruar mësimdhënësit me rastin e ditës së mësuesit duek e çmuar lartë kontributin e tyre  në arsim. Më pas janë ndarë mirënjohje për  veteranët e arsimit, punëtorët më të dalluar, mësimdhënësit Post Mortum si dhe  më pas  në shenjë respekti për këtë ditë janë ndarë dhurata modeste. Në fund të këtij takimi u dha një program kulturor-artistik nga AKV “Kemajl Azizi” Viti./2lonline/