(2LONLINE) – Me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit, Komuna e Vitisë ka pritur sot në sallën e madhe të shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, mësuesit e kësaj komune. Drejtoria e Arsimit dhe dhe Kryetari kanë nderuar me mirënjohje dhe dhurata simbolike për kontributin e tyre të dhënë në arsim.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke folur duke ju uruar të gjithë mësimdhënësve këtë ditë, theksoi ata gjatë viteve mësimdhënësit janë ballafaquar dhe sfiduar me kohërat të vështira.” Duke kujtuar sakrificën e shumë mësimdhënësve, të cilët gjatë punës së tyre u ballafaquan, dhe sfiduan me kohërat më të vështira, në obligohemi që si institucione ti përkushtohemi me çdo mund kësaj fushe, sepse është e vetmja fushë, ku në përcillemi brez pas brezi dhe është një shtyllë nga e cila krijohemi” u shpreh Haliti.
Ai shtoi se komuna e Vitisë është e interesuar që bashkërisht të rrisim cilësinë, duke krijuar hapësira shkollore dhe kushte më të mira për mësimdhënie dhe mesimnxenje. Ndërsa edhe Drejtori i DKA-së Qahil Sinani i ka uruar mësimdhënësit me rastin e ditës së mësuesit duek e çmuar lartë kontributin e tyre në arsim. Më pas janë ndarë mirënjohje për veteranët e arsimit, punëtorët më të dalluar, mësimdhënësit Post Mortum si dhe më pas në shenjë respekti për këtë ditë janë ndarë dhurata modeste. Në fund të këtij takimi u dha një program kulturor-artistik nga AKV “Kemajl Azizi” Viti./2lonline/