DYLON

Komuna e Vitisë ndan bursa për të gjithë studentët aplikues për vitin akademik 2024-2025

Komuna e Vitisë ndan bursa për të gjithë studentët aplikues për vitin akademik 2024-2025
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Vitisë ka ndarë bursat për studentët për vitin akademik 2024-2025, duke ndërmarrë këtë vit një vendim të veçantë në mbështetje të rinisë dhe arsimit. Për dallim nga vitet e kaluara, ku numri i përfituesve ishte i kufizuar, këtë vit të gjithë studentët që kanë aplikuar për bursa do të jenë përfitues”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky vendim është marrë nga Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, i cili theksoi se qëllimi kryesor ka qenë mbështetja e plotë e të gjithë studentëve, si një investim në të ardhmen e komunës.

EkoHigjiena

“Duke parë sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë prej familjeve dhe duke vlerësuar rëndësinë e madhe që ka arsimi, kam vendosur që këtë vit të rrisim numrin e bursave dhe t’u japim mundësi të gjithëve që kanë aplikuar, pa përjashtim. Kjo është një mbështetje konkrete për të rinjtë tanë, që të ndjekin studimet me më pak barrë financiare”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.