DYLON

Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025

Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë sot ka shpërndarë vendimet për bursa për studentët e komunës për vitin akademik 2024-2025. Krahasuar me vitet e kaluara, sivjet është rritur numri i studentëve përfitues që kanë përmbushur kriteret e nevojshme.

Kryetari i Komunës, z. Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur sot studentët përfitues të këtyre bursave, duke theksuar se qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbështetja e plotë e studentëve, si një investim i rëndësishëm në të ardhmen e rinisë së Vitisë.

EkoHigjiena

“Bursat që po ndahen sot nuk janë vetëm ndihmë financiare, por një mesazh i qartë se Komuna e Vitisë beson fuqimisht në potencialin dhe të ardhmen e rinisë sonë. Përkushtimi ynë është që të nxisim arsimimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, të cilët do të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin në interes të ardhmes së vendit tonë” u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.