DYLON

Komuna e Vitisë mirëpret disa nxënës të shkollave fillore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 1 qershorit- ditës së fëmijëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani si dhe Drejtori për Arsim, Qahil Sinani kanë pritur sot në Zyrën e Kryetarit disa nxënës të shkollave fillore të kësaj komune, ku njëherit shfrytëzuan rastin që të ju urojnë të gjithë fëmijëve ditën e tyre.
Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti tha se Komuna është duke u angazhuar në mirëqenien e të gjithë qytetarëve vitias në veçanti të fëmijëve.

Pas këtij takimi ata bashkarisht kanë vizituar edhe muralin i cili është realizuar ditë më parë nga artistët e Kolorados me ata të Vitisë ku Drejtoresha e DKRS-së, Kaltrina Sylejmani ka shpjeguar domëthënien e saj.

EkoHigjiena

Përndryshe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka paraparë për sot rreth mesditës shënimin e kësaj dite me aktivitete të ndryshme që do të mbahen në Shtëpinë e Kulturës në Viti./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.