Komuna e Vitisë me plan për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë pushimeve verore

Komuna e Vitisë me plan për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë pushimeve verore

Komuna e Vitisë ka hartuar planin për pritjen e bashkatdhetarëve, i cili reflekton përkushtimin e kryetarit Sokol Haliti, për forcimin e kujdesit, ofrimin e kushteve e shërbimeve sa më të mira dhe të frymës bashkëpunuese me mërgimtarët.

Në kuadër të këtij plani sipas nevojës tek sektori i gjendjes civile, do të bëhet shtimi i kapaciteteve dhe zgjatja e orarit të punës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të shpejta për mërgimtarët, do të bëhet sigurimi dhe lirimi i hapësirave të nevojshme për parkimin e mjeteve motorike, shtimi i kapaciteteve te shërbimet mjekësore dhe vizitat shtëpiake nga ekipet mobile.

Gjithashtu, në kuadër të këtij plani janë edhe ditët e mërgatës, ku do të ketë aktivitete të shumta për nderë të kësaj dite nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Gjatë korrikut dhe gushtit, po ashtu do të rritet gatishmëria në raste emergjente si dhe në dispozicion do të jenë edhe stafi për legalizim, te Drejtoria e Urbanizmit.

Këto objektiva, janë pjesë e pandashme e zhvillimit, që ka ndjekur komuna e Vitisë për organizimin sa më të mirë të diasporës, ruajtjen e identitetit kulturorë dhe fuqizimi i lidhjeve me diasporën. /2LONLINE.com/

KOMENTE