Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune në vlerë prej rreth 600 mijë euro.
Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”- Sadovinë e Çerkezëve, “Nijazi Rexhepi”- Sllatinë e Epërme, “Mirali Sejdiu”- Gërmovë në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës”- Buzovik. Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve të ndriçimit LED, dhe masa të tjera që kontribuojnë në kursime të energjisë dhe ulje të kostove operative.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u shpreh realizimi i këtij projekti ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve në këto objekte publike duke kontribuar në kursime të energjisë. /2LONLINE/