DYLON

Komuna e Vitisë mbështet bletarët vitias me koshere dhe fletë dylli

Komuna e Vitisë mbështet bletarët vitias me koshere dhe fletë dylli
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti është bërë shpërndarja e 120 koshereve 3 katshe për bletarët vitias të cilët kishin aplikuar më parë në thirrjen e bërë nga komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast në pranim dorëzimin e tyre i pranishëm ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira.

EkoHigjiena

Haliti ndër tjerash theksoi se komuna e Vitisë dhe drejtoria përkatëse pos që kanë përkrahur fermerë vitias me mekanizma të ndryshëm bujqësor me qëllim të kultivimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe gjenerimit e të hyrave ata po përkrahin edhe bletarët vitias.

Haliti theksoi se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe më tej duke shikuar që në të ardhmen të rris numrin e përfituesve.

Ndërkaq drejtori Pira, falënderoj kryetarin Haliti që ka mundësuar blerjen dhe shpërndarjen e 120 koshereve trekatshe dhe të rreth 1200 kg fletë dylli që shërben si ushqim për bletët. Përndryshe vlera e këtij projekti është rreth 13 mijë euro dhe kjo kanë përfituar 47 përfitues. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.