DYLON

Komuna e Vitisë mbajti dëgjimin buxhetor me komunitetin jo shumicë

Komuna e Vitisë mbajti dëgjimin buxhetor me komunitetin jo shumicë
Avatar photo Redaksia

Sot në fshatin Binçë të Vitisë, komuna e Vitisë ka mbajtur dëgjimin buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028 dhe atë me komunitetin jo shumicë që jetojnë në këtë fshat.

Me këtë rast prezantimin e draft buxhetit e bëri zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit në takim pos që u njohën me draft buxhetin komunal 2026-2028, patën mundësinë të parashtrojnë kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Banorët e komunitetit jo shumicë, kryesisht serb thanë se ata kanë kërkesa të shumta por për shkak të buxhetit të kufizuar kanë përcaktuar këto prioritete.

EkoHigjiena

– Shtimi i kapaciteti të ujësjellësit të Binçës që sipas tyre është edhe në interes të gjithë atyre që furnizohen me ujë dhe jo vetëm e fshatit Binçë.

– Rregullimi i rrugës tek varrezat ortodokse serbe ( asfaltimi ose shtruarja me zhavorr).

Përndryshe me këtë takim komuna e Vitisë ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore. Pritet që komisioni përkatës komunal të hartoj një raport me të gjitha kërkesat e adresuara dhe të shikohen mundësitë që ato të jenë pjesë e investimeve që do ti bëjë komuna nëpër lokalitet e komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.