DYLON

Komuna e Vitisë liron nga pagesat komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptas

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas të cilat do të kërkojnë shërbime të ndryshme komunale pranë Drejtorisë së Administratës tani e tutje janë të liruar nga pagesat. Lirimi nga pagesa të Komunitetit REA u bë e mundur pasi që Drejtoria për Administratë ka propozuar ndryshimin e nenit 6 të Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Propozimi i kësaj drejtorie është përkrahur edhe nga Kuvendi Komunal i Vitisë, organ ky i cili ka votuar me shumicë votash për ndryshimin e kësaj rregullore. Drejtori për Administratë, Isak Sadiku tha se ky veprim është për me qëllim që të respektohet dhe ndihmohet ky komunitet në këtë komunë por edhe duke respektuar Strategjinë Nacionale për Komunitetin REA. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.