DYLON

Komuna e Vitisë lehtëson regjistrimin civil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Komuna e Vitisë lehtëson regjistrimin civil për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përkushtimit për përfshirje sociale dhe garantim të të drejtave themelore për të gjithë qytetarët, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nxjerrë vendim për regjistrimin civil falas për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në territorin e komunës.

Ky vendim mundëson që gjatë vitit 2026, qytetarët e këtyre komuniteteve të përfitojnë nga shërbimet e regjistrimit civil pa pagesë, duke krijuar lehtësira konkrete për integrim dhe qasje në shërbime publike.

EkoHigjiena

Sipas të parit të komunës, qëllimi i këtij vendimi është identifikimi dhe regjistrimi i personave të paregjistruar, si dhe rritja e përfshirjes së tyre në jetën institucionale dhe në shërbimet publike.

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar gëzon të drejta të barabarta dhe trajtim dinjitoz. Ftohen të gjithë qytetarët e komuniteteve përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi gjatë vitit 2026”, ka thënë Haliti.  /2LONLINE/