DYLON

Komuna e Vitisë ka intervenuar në pastrimin e rrugëve nga dëbora në viset malore të disa fshatrave

Komuna e Vitisë ka intervenuar në pastrimin e rrugëve nga dëbora në viset malore të disa fshatrave
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, përmes kompanisë së kontraktuar, ka intervenuar sot në pastrimin e rrugëve nga dëbora në viset malore të disa fshatrave”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pastrimi i rrugëve nga dëbora është bërë në viset malore të fshatrave Debelldeh, Buzovik, Kolishtë, Stubëll e Epërme dhe Lubishtë, si dhe në fshatra të tjera sipas nevojës.

EkoHigjiena

Zyrtarët komunal nga kjo drejtori bëjnë me dije se rrugët në tërë territorin e kësaj komune aktualisht janë të kalueshme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.