DYLON

Komuna e Vitisë, ja mbyll rrugicat prerësit ilegal të pyjeve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në bashkëpunim me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Komunës së Vitisë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës  kanë bërë mbylljen e rrugicave që janë përdorur nga personat  të pa ndërgjegjshëm për prerjen ilegale të pyjeve  .

Sipas Drejtorit  të DSHPE-së Nexhmedin Jakupi mbyllja e rrugicave të tilla është bërë në fshatin Mjak, Samakovë, Letnicë, Shashare dhe Debelldeh, si dhe gjithashtu është bërë  mbyllja  e rrugicave që çojnë në hyrje të pyllit në fshatin Stançiq, në afërsi me kufirin e Maqedonisë.  Sipas tyre kjo është bërë me qëllim që të mbrohen pyjet  e kësaj komune  nga prerjet ilegale që po bëhen vazhdimisht nga  personat e pa ndërgjegjshëm.

EkoHigjiena

“Mbyllja e këtyre rrugicave është bërë në bashkëpunim me drejtorin e Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural si dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Viti dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës atyre. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është mbrojtja e pyjeve të komunës sonë nga prerjet ilegale” u shpreh Jakupi.

Ai tha se aksioni i Komunës së Vitisë për mbylljen e  këtyre rrugicave ka zgjatur disa ditë por theksoi se ky aksion  fatmirësisht  ka kaluar pa probleme ndërsa potencoi se mbyllja e tyre është bërë me ekskavator komunal. /2LONLINE/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.