DYLON

Komuna e Vitisë iu ndanë mirënjohje mërgimtarëve vitias për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë

Komuna e Vitisë iu ndanë mirënjohje mërgimtarëve vitias për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë iu ndanë mirënjohje tre mërgimtarëve vitias për ndihmën e dhënë qytetarëve gjatë pandemisë.

Basri Aliu, drejtor komunal dhe Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti, ka ndarë sot nga një mirënjohje për mergimtarët vitias, Xhavit Islamin, Shaip Dedën dhe Sokol Shaqirin të cilët ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve vitias në kohën e pandemisë shkaktuar nga virusi COVID-19.

Këto mirënjohje ju janë dhënë atyre në emër të kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe u çmua lartë ndihma e tyre për qytetarët e kësaj komune të cilët në kohë të pandemisë ju ishte vështirësuar gjendja ekonomike dhe sociale. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.