• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Info+
  3. Komuna e Vitisë: I papranueshëm anulimi i njëanshëm i memorandumit për realizimin e projektit të ujitjes në Skifteraj nga Ministria e Bujqësisë!
Info+ Viti

Komuna e Vitisë: I papranueshëm anulimi i njëanshëm i memorandumit për realizimin e projektit të ujitjes në Skifteraj nga Ministria e Bujqësisë!

Redaksia 2LONLINE 28 Janar, 2022 3 minuta lexim
 Komuna e Vitisë: I papranueshëm anulimi i njëanshëm i memorandumit për realizimin e projektit të ujitjes në Skifteraj nga Ministria e Bujqësisë!

Në emër të qytetarëve të komunës së Vitisë, e në veçanti të fermerëve vitias, institucionet komunale të Vitisë, shprehin pakënaqësinë e thellë për anulimin e njëanshëm të memorandumit për projektin e ujitjes të tokave bujqësore në Skifteraj nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Republikës së Kosovës (MBZHR).

Anulimi i këtij projekti shumë të rëndësishme për fermerët vitias, jo vetëm që është i pa pranueshëm për të gjithë ne, por me të synohet stangimi i zhvillimit të bujqësisë , pasi që me mos realizimin e tij preket një regjion që është hambarë i Vitisë por edhe i Anamoravës.

Gjithashtu duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, ky memorandum i shkëputur i njëanshëm është i papranueshëm për komunën e Vitisë.

Ju rikujtojmë se me mos realizimin e projektit të ujitjes humbasin fermerët tanë të zotë në Skifteraj, të cilët janë të njohur për prodhime cilësore bujqësore që plasohen në tregun e gjerë dhe atë në kulturat e ndryshme bujqësore.

Në shprehim pakënaqësinë tonë, ndaj këtij vendimi dhe ju bëjmë thirrje institucioneve qendrore të rishikojnë këtë vendim të njëanshëm dhe të realizojnë projektin në fjalë, pasi që ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë dhe sigurimit e të ardhurave për fermerët tanë.

Prandaj kërkojmë edhe publikisht që ky projekt të realizohet në Skifteraj, siç ishte paraparë me memorandumin e nënshkruar nga Kryetari Haliti dhe ish ministri i MBZHR-së.

Gjithashtu pa marrë parasysh bindjet politike institucionet qendrore duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet lokale për të mirën e qytetarëve të republikës, thuhet në reagimin e komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Komuna e Vitisë Ministria e Bujqësisë projektit të ujitjes Skifteraj Viti
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Viti: Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e armëmbajtjeve pa leje, posedim të substancave narkotike, monedhë e falsifikuar

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com