/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, ka filluar sot me rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara nga gropat. Fillimisht sot është rehabilituar një pjesë e rrugës që lidh Vitinë me Pozheranin. Zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në VIti, bëjnë me dije se rehabilitimi i këtyre rrugëve po bëhet në kuadër të projektit për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve si dhe fillimisht do të bëhet mbyllja e gropave me asfalt në rrugët që vlerësohet se janë më të dëmtuara. /2L ONLINE/