Komuna e Vitisë feston 17 shkurtin me aktivitete të shumta
/2L ONLINE/ – 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është shënuar në komunën e Vitisë me aktivitete të shumta. Fillimisht Kuvendi Komunal, ka mbajtur një seancë solemne, ku u fol për rëndësinë që ka kjo ditë për Kosovarët.
Pas kësaj seance, janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar më pas në Koncertin festiv të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me AKV “Kemajl Azizi” si dhe me pas është vizituar ekspozita e punimeve artizanale. Ndërkaq Kryetari i Komunës, Sokol Haliti është përkujdesur edhe për të moshuarit, në veçanti për pensionistet vitias ku për nder të Ditës së Pavarësisë për ta ka shtuar një koktej rasti.
Në seancën solemne që u mbajt sot për nder të 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka folur për rëndësinë e kësaj dite për Kosovën.
” Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, sepse 8 vite më parë në këtë datë të shënuar, delegatët e Kuvendit të Kosovës të përkrahur nga shtetet më të fuqishme euro atlantike bënë realitet sakrificën e shumë brezave për shtet të pavarur të Republikës së Kosovës” u shpreh Pira.
Ai ndër tjerash ka folur edhe për kontributin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova,UÇK-së dhe faktorit ndërkombëtarë për pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se me shënimin e 17 shkurtit po kujtohet një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën.
“ Në këtë seancë solemne sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë. Viti 2008 i realizoi Kosovës aspiratën, për të cilën breza të tërë luftëtarësh e veprimtarësh u përpoqën me sakrifica e mundime të gjata. Kosova si shtet i pavarur, me integritet dhe sovranitet të garantuar territorial, me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit, sot po feston 8-vjetorin e shpalljes se pavarësisë. Ky përvjetor, na kujton edhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e kësaj toke, por edhe ata që një jetë të tërë ia kushtuan duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut. Pra, për të qenë të lirë dhe sovran, por edhe për të ndërtuar Kosovën si shtet të lirë e të pavarur.” U shpreh Kryetari Haliti.
Kurse në emër të shoqatave të dala nga lufta dhe të familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, ka folur Qemaj Rexhepi i cili ndër tjerash ju uroj të gjithëve këtë festë. Ndërkaq pas kësaj séance janë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar më pas në Koncertin festiv të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me AKV “Kemajl Azizi” si dhe me pas është vizituar ekspozita e punimeve artizanale. Ndërkaq Kryetari i Komunës, Sokol Haliti është përkujdesur edhe për të moshuarit, në veçanti për pensionistet vitias ku për nder të Ditës së Pavarësisë për ta ka shtuar një koktej rasti./2L ONLINE/

